Pas Francës virusi vrasës mbërrin edhe në Angli, një 45 vjeçar izolohet në spital

25/01/2020 08:08

Coronavirus ka prekur edhe Europën me tre rastet e shënuara në Francë. Raportohet se 3 francezët e prekur janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tani virusi kinez ka mbërritur edhe në Angli ku një 45 vjeçar ka rezultuar pozitiv pas testeve. Michael Hope 45 vjeç është në kushte të rënda shëndetësore dhe në mënyrë që të evitohet rreziku i shpërndarjes se virusit vdekjeprurës ai është izoluar në një spital në Newcastle.

Gjithashtu autoritetet britanike janë në kërkim të 2 mijë personave që kanë udhëtuar së fundmi në Kinë në mënyrë që të zbulohet nëse ka të tjerë të infektuar apo jo.

FOTO GALERI
1/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA