26/11 08:35
Numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit të fortë që goditi Turqinë po rritet orë pas ore. Sipas mediave turke deri më tani raportohet për 22 persona të vdekur, ndërsa 39 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.
Mirëpo, 30 persona vijojnë të jetë nën rrënoja dhe shpresat që të dalin gjallë janë të pakta. Ekipet e shpëtimit po vijojnë punën për nxjerrjen e tyre.
Një tërmet me magnitudë 6.8 tronditi provincën Elazig, një zonë me popullsi të vogël në Turqinë lindore.
Në fotot e mëposhtme, mund të shihni momentin kur një grua del e gjallë nga rrënojat.
Top Channel