Virusi i tmerrshëm që ka prekur Kinën ditët e fundit, Koronavirus pati ndikimin e tij edhe në aktivitetet sportive. Federata Kineze e Futbollit ka vendosur që të pezullojë evenimentet e kësaj disipline sportive të parashikuara për t’u zhvilluar në muajin e ardhshëm.
Një prej aktiviteteve të pezulluara është finalja e Superkupës së Kinës mes Shanghai Shenhua, fituese e Kupës së Kinës dhe Guangzhou Evergrande, skuadrës kampione të vendit që do të luhej në 5 shkurt në Suzhou, një qytet që është në lindje të Kinës. Ndërsa ndeshjet e skuadrave kineze në Champions League aziatike do të shtyhen dhe do të zhvillohen në zona neutrale
Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe është parashikuar zhvillimi i turneut paraolimpik në futbollin e Kinës pikërisht në Wuhan ku shpërtheu edhe virusi. Por në këtë rast, evenimenti u spostua në një qytet tjetër, dhe do të luhet në një stadium me dyer të mbyllura, pra pa tifozë.
Përsa i përket kampionatit në Kinë, për momentin nuk ka ndryshime në kalendarin e Super Leagues e cila është parashikuar të nisë në datën 22 shkurt
Top Channel