26/11 07:28
15 qytete në Kinë janë izoluar teksa virusi Wuhan po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.
Popullsia e këtyre qyteteve arrin në një total prej 57.2 milion banorësh. Këto qytete ndodhen në provincen Hubei, e cila është epiqendra e virusit.
Çdo urdhër bllokimi ndryshon nga qyteti në qytet, por të gjithë po përjetojnë ndalimin e shërbimeve të transportit publik.
Në Wuhan, popullsia e të cilit është 11 milion banorë, dhe afër Huanggang me një popullsi prej 7.5 milion banorë, marketet dhe kinematë janë mbyllur. Rrugët janë të bllokuara, gjithashtu edhe transporti hekurudhor si dhe ai ajror.
Top Channel