Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane kanë sekuestruar një sasi prej pothuajse 1 ton kokainë mëngjesin e së shtunës në Mesolongj, Greqi.

Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos.

Deri më tani janë arrestuar disa persona,por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj, raporton Artur Bibe.

Burime bëjnë me dije se ngarkesa kishte mbërritur nga Shqipëria si dhe janë arrestuar gjashtë persona.

Nga personat e arrestuar 3 janë shqiptar dhe 3 grekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA