Një sasi prej pothuajse 1 ton kokainë u sekuestrua mëngjesin e së shtunës prej departamentit të anti drogës së Mesolongjit,në bashkëpunim me DEA-n amerikane në Greqi.

Sasia e drogës u gjet në një kontenier që kishte mbetur në portin privat Katakolos.

Deri më tani janë arrestuar disa persona,por ende nuk dihen detaje të lidhura me ngarkesën dhe destinacionin e saj, raporton Artur Bibe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA