Masakër në një shkollë në Kanada, 10 të vdekur dhe 25 të plagosur. Autori dyshohet se është vetëvrarë
15 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në provincën Hubei, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, thanë autotitetet në një deklaratë.
Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 41 ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë. Kjo vjen në momentin kur Kina bëhet gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, e cila është një ndër festat më të rëndësishme.
Shumë aktivitete janë anulluar, ndërsa në Wuhan ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri.
Kujtojmë që virusi është përhapur edhe në Europë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez. Një rast ishte në Bordo ndërsa dy të tjerët në Paris. Një i prekur nga koronavirus është konfirmuar edhe në Australi.
Lexoni edhe: Virusi kinez, 3 të prekur në Francë
Top Channel