Kreu i PD-së, Lulzim Basha, me anë të një postimi në “twitter” ka thënë se indeksi i demokracisë i publikuar nga “The Economist Institute Unite”, e klasifikon Shqipërinë një regjim hibrid, një hap larg autoritarizmit dhe shkak është mungesa e një qeverie funksionale si dhe korrupsioni i lartë.

Sipas Bashës Shqipëria ka zbritje me tre vende nga i 76-ti në i 79-ti dhe për këtë akuzon qeverinë. Sipas tij janë disa faktorë se pse Shqipëria renditet kaq ulët në indeksin e “The EIU”.

Postimi i plotë:

Indeksi i Demokracisë i @TheEIU e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid një hap larg autoritarizmit, për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.

‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku ka katandisur kjo qeverisje vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA