2 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë nga Policia në Durrës.
Njëri prej tyre kishte aksidentuar një këmbësor, ndërsa tjetri u kap për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.
Njoftim/ Durrës
Arrestohen në flagrancë 2 drejtues mjetesh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasit:
L. V., 45 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.
Ky shtetas, më datë 23.01.2020, në segmentin rrugor Ura e Gjolës-Ishëm, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin R. D., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
A. I., 42 vjeç, banues në Krujë.
Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Suzuki” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Top Channel