Video/ Gazetari e ka komshie presidenten e parë grua në Greqi: Pijmë kafen në të njëjtin lokal

23/01/2020 15:46

Greqia ka bërë sot një hap historik duke zgjedhur presidenten e parë femër, pasi kryeministri Qiriakos Mitsotaqis nominoi 62-vjeçaren Katerina Sakellaropoulou.

Parlamenti i Greqisë votoi që në raundin e parë për zgjedhjen e Sakellaropoulou si presidente e ardhshme të vendit fqinj. 63-vjeçarja fitoi mbështetjen e 261 deputetëve në parlamentin me 300 vende, falë edhe një pakti të heshtur mes qeverisë dhe opozitës.

Në më pak se 24 orë më vonë, partitë e opozitës, në një shfaqje të rrallë uniteti, mbështetën kandidaturën e saj.

Ajo u votua nga partia qeveritare Demokracia e Re, partia më e madhe e opozitës, SYRIZA dhe nga Lëvizja për Ndryshim (KINAL). Sakellaropoulou do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 marsi, kur përfundon mandati i presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos. Gazetari i TCH Artur Bibe tregoi sesi është njohur me presidenten e parë grua në Greqi.

“Ajo është komshija ime në Athinë dhe kafen e mëngjesit e pimë në të njëjtin lokal në lagje dhe siç ndodh në kafet e lagjes të gjithë njohin të gjithë. Ajo është një grua e thjeshtë dhe bën një jetë të thjeshtë”- tregoi ndër të tjera, disa detaje të jetës së përditshme të presidentes së parë grua në Greqi, Katerina Sakellaropoulou.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA