Së paku shtatë persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur nga kalimi i stuhisë Gloria në Spanjë.
Ndërkohë alarmi ka kaluar në jug të Francës, ku priten përmbytje të mëdha gjatë kësaj të enjte.
Viktima e fundit në Spanjë është një burrë i cili ra në det në portin e Palamos, ndërsa dy të tjerë gjetën vdekjen në Andalusia.
Një i moshuar 77-vjeçar, humbi jetën si pasojë e shembjes së një sere, ndërsa një i pastrehë humbi jetën prej të ftohtit. Sakaq një kufomë u gjet në një zonë të përmbytur në Alicante.
Në të njëjtin vend një burrë u deklarua i zhdukur pasi makina e tij u mor përpara nga rrjedha e ujit. Sakaq edhe tre persona të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Stuhia shkaktoi shira të rrëmbyer, erë me shpejtësi deri në 100 km/h dhe dallgë deri në dhjetë metra të larta.
Top Channel