29/11 21:05
Katër persona që kanë udhëtuar së fundmi nga Wuhan në Skoci janë duke u trajtuar si raste të dyshuara të koronavirusit.
Kreu i mjekësisë për infeksione në Universitetin e Edinburgut, profesori Jurgen Haas, tha që të katër kishin simptoma të frymëmarrjes dhe kishin qenë në Wuhan brenda 14 ditëve të fundit.
Besohet se tre pacientë janë në Edinburgh dhe i katërti në Glasgow. Ka të ngjarë të kalojnë disa ditë përpara se testet të konfirmojnë nëse të katër kanë kontraktuar koronavirus apo jo.
Prof Juergen i tha BBC-së se ishte “shumë e mundshme” që rastet të konfirmoheshin në Mbretërinë e Bashkuar.
Top Channel