Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.
Vendimi vjen pavarësisht se udhëheqësja de-fakto Aun San Suu Kyi, mbrojti vendin personalisht para kësaj gjykate, muajin e kaluar. Suu Kyi, e cila ka mohuar gjenocidin, ka thënë se gjykata e Kombeve të Bashkuara nuk ka juridiksion mbi këtë çështje, përcjell rel.
Mijëra Rohingya u vranë dhe më shumë se 700,000 u larguan në Bangladeshin fqinjë, gjatë një sulmi të ushtrisë së Mianmarit me shumicë budiste më 2017.
Mianmari gjithmonë ka këmbëngulur se po merrej me një kërcënim nga ekstremistët në shtetin Rakhine dhe zonja Suu Kyi e mbrojti atë qëndrim, duke e përshkruar dhunën si një “konflikt të armatosur të brendshëm” të shkaktuar nga sulmet e militantëve Rohingya.
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se rreth 10,000 persona mund të jenë vrarë.
Top Channel