Virusi vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Azinë është shumë më ngjitës sesa mendohej më parë dhe dikush që është i infektuar mund ta përhap atë me vetëm një kollë të thjeshtë ose teshtitje, thonë shkencëtarët.
17 persona kanë vdekur për shkak të virusit tashmë dhe janë 600 të infektuar në të paktën 10 vende – ekspertët parashikojnë se numri i vërtetë i rasteve mund të jetë në mijëra dhe ai mund të vrasë sa dy persona në 100 të prekur.
Zbulimi se sa ngjitëse është infeksioni këtë e kanë kuptuar të gjithë dhe lëvizin me masa mbrojtëse.
Një qytet i tretë në Kinë hyri në karantinë ndërsa zyrtarët luftojnë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit vdekjeprurës
Festimet e Vitit të Ri në Pekin janë anuluar dhe autoritetet në Ezhou kanë mbyllur stacionet e trenave, dhe Huanggang ka njoftuar se do të pezullojë autobusët publik dhe trenat gjithashtu, duke ndjekur shembullin e Ëuhan. Pamjet që dalin nga Ëuhan tregojnë skena katastrofike, lagje të tëra janë duke u dezinfektuar. Transporti është bllokuar ndërsa njerëzit po marrin ctë mundin nëpër markete. Tri vende të tjera kanë njoftuar se kanë regjistruar raste të infeksionit – Singapori, Vietnami dhe Arabia Saudite. Në Singapor, një burrë 66-vjeçar që kishte fluturuar nga Ëuhan me familjen e tij të hënën po shërohet në spital. Një 37-vjeçar është gjithashtu në spital nën vëzhgim, por nuk është diagnostikuar.
Në Vietnam, një kinez dhe i biri janë në spital në qytetin Ho Chi Minh pasi fluturuan atje nga Ëuhan dhe u sëmurën.
Dhe Ministri i Shtetit të Indisë për Punë të Jashtme, Vellamvelly Muraleedharan, konfirmoi në Tëitter se një infermiere indiane që punon në Arabinë Saudite është diagnostikuar me infeksion.
Kjo do të thotë se sëmundja tani është përhapur në 10 vende, përfshirë SH.B.A., dhe zyrtarët evropianë të shëndetit kanë frikë se virusi mund të mbërijë ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe kombet e tjera tashmë janë në gatishmëri.
Organizata Botërore e Shëndetit po përballet me presion në rritje për të shpallur krizën një emergjencë të shëndetit publik, siç ka bërë për Ebola dhe Zika në të kaluarën. Shefat e shëndetësisë do të takohen përsëri më vonë sot për të dhënë një verdikt përfundimtar.
Top Channel