Po mbahet mbledhja e radhës e komisionit të medias, ku po diskutohet paketa anti-shpifje.
“Paketa anti-shpifje është realizuar në bashkëpunim me OSBE. I qëndrojmë kërkesës për rrëzimin e dekretit të presidentit Meta. Qëndrimet e paraqitura nga presidenti janë të pabazuara”, tha ministrja Gjonaj.
Ndërkohë i pranishëm në komision është edhe Këshilltari ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, i cili tha: “Një pjesë e dispozitave të ligjit janë hap me tendencë pozitive. Presidenti vlerëson ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konstatohet se disa dispozita bien në kundërshtim me parimet kushtetuese, sigurinë juridike, mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes dhe shtypit. E nevojshme që dispozitat të rishikohen, pasi përbëjnë rrezik të interesit publik.
Këto dispozita përmbajnë elemente të censurës. U jepet fuqi për masa ndëshkuese para se të ketë një vendim të formës së prerë. Masat ndëshkuese krijojnë hapësira që të aplikohen ndaj mediave online që janë kritike me qeverinë apo nuk i përshtaten vullnetit të saj. Një situate e tillë do e vendoste vendin në kufijtë e autoritarizmit dhe do ndikonte në procesin e integrimit europian. Ligji nuk sjell rregullimin e pritshëm”, tha Dervishaj.
Top Channel