Policia në Berat ka goditur një tjetër rast të ushtrimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Janë sekuestruar aparat celular, kompjuter, printer dhe disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”.

PO ashtu u arrestua shtetasi O. B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në ambientet e lokalit “Bar Kafe” është konstatuar duke ushtruar aktivitet të ushtrimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Njoftim/Berat

Goditet një tjetër rast i ushtrimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin.

Sekuestrohen aparat celular, kompjuter, printer dhe disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”.

Vihet në pranga 1 person.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme, në lagjen “Jani Vruho”, bënë të mundur arrestimin e shtetasit O. B., 45 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në ambientet e lokalit “Bar Kafe” është konstatuar duke ushtruar aktivitet të ushtrimit të lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparat celular i llojit Samsung, disa fatura me mbishkrimin “Bar Restorant”, kompjuter dhe printer.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Organizimi i lotarive te palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Strukturat e Policisë Rrugore, në vijim të punës për sigurinë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, gjatë kontrollit të ushtruar kanë konstatuar 3 shtetas, të cilët drejtonin mjetin në mënyrë të parregullt.

Nga ana e forcave policore u bë arrestimi në flagrancë i 2 shtetasve:

L. S., 49 vjeç, banues në fshatin Duhanas, Berat, pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.

F. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Drizë, Kuçovë, pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.

Si filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin:

A. S., 53 vjeç, banues në fshatin Hinkë, Ura Vajgurore, pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA