Vrasësi serial vriste të dashurat dhe i’a hidhte peshqve mishngrënës

22/01/2020 17:59
Apichai Ongwisit, 40 vjeç, u arrestua pasi kufoma e të dashurës së tij u zbulua në pellgun e kopshtit te baneses se tij në Bangkok, Tajlandë

Ai quhet “Thai Ted Bundy” dhe është 40 vjeç. Policia e arrestoi pasi gjeti pjese kockash njerëzore në pellgun e kopshtit të tij ku rriste peshq mishngrënës dhe aligatorë.

Apichai Ongëisit, është pasanik por kjo se ka penguar që të bëhet edhe vrasës serial. Policia e Bangkokut gjeti qindra fragmente kockash në pellgun e tij të kopshtit, duke shtuar frikën se ai mund të kishte vrarë gra të tjera.

Policia bastisi shtëpinë e trashëgimtarit Apichai Ongëisit, pas një konstatimi se ai ishte përgjegjës për vrasjen e të dashurës 22-vjeçare Ëarinthorn Chaiyachet, me nofkën Kik.
Rasti i tmerrshëm është duke u krahasuar me atë të vrasësit serial amerikan Ted Bundy, i cili vrau 30 gra të reja të cilat më pas edhe i gjymtoi.
Më 9 janar, trupi i Kik – i identifikuar nga një tatuazh i madh peshku në shpinë – u gjet i mbështjellë me një qese plastike. Detektivët besojnë se ajo ishte mbytur dhe më pas u hodh në pellgun e mbushur me peshq mishngrënës që liqenin e vogël të shtëpisë së 40 vjecarit në Bangkok që në korrikun e kaluar.
Oficerët kanë frikë se mund të ketë më shumë viktima pasi zhytësit e policisë gjetën të paktën 298 eshtra njerëzore në ujë.
Familja e një 12-vjeçare të zhdukur që jetonte pranë besojnë se ajo gjithashtu mund të jetë në pellg.
Shefi i policisë tha: “Hetimi ka zbuluar se disa gra të zhdukura kanë lidhje me personin e arrestuar. Mes viktimave janë edhe miqtë e tij, të dashurat ose edhe prostitutat.
“Ne kemi gjetur 298 copë kockash në pellg deri tani, por nuk mund të sqarojmë se sa njerëz ishin.
“Ne po kërkojmë gjithashtu ish-të dashurën e tij, për të cilën besojmë se mund të dëshmojë për zhdukjen e grave “.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA