Dy prodhuesit më të mëdhenj japonezë të automobileve, Toyota dhe Honda, po tërheqin nga tregu miliona makina për shkaqe sigurie.
Toyota tha se do të tërhiqte 3.4 milionë makina, 2.9 milionë prej të cilave në Shtetet e Bashkuara, për shkak të pranisë së ndonjë pajisjeje defektoze që mund të mbrojë pasagjerët gjatë një përplasjeje. Modelet e prekura në Amerikën veriore, atë qendrore dhe jugore, përfshijnë disa Corolla, Corolla Matrix, avalon dhe avalon HV që janë prodhuar mes viteve 2010 2019.
Ndërsa Honda, në një njoftim të ndarë, tha se do të tërhiqte nga tregu 2.7 milionë makina: 2.4 milionë në SHBA dhe 300 mijë në Kanada. Sipas Hondës, disa modele Acura, të prodhuara mes 1996 dhe 2003, mund të kenë airbag jo funksionalë. Sidoqoftë, telashi i fundit, siç thotë kompania Honda, nuk është e lidhur me skandalin e sigurisë Takata, që kishte të bënte me airbag që shpërthenin. Gjatë këtij skandali, 34 prodhues makinash u prekën, që nga Ferrari e deri tek Fordi. Kriza solli pasoja fatale dhe lidhet me të paktën 29 vdekje dhe plagosjen e qindra të tjerëve në të gjithë globin.
Top Channel