Ditën e sotme banorët e Povelcë në Fieri kanë organizuar një protestë për abuzimin e OSHEE-së me faturat e energjisë pas ndërrimit të matësve.

Nga kjo protestë foli Luçiano Boçi ish deputet i PD-së ku tha:

Është një abuzim shumë i rëndë me matësit e energjisë elektrike. Matësit janë hequr nga OSHEE pa paralajmërim, janë montuar sahate të rinj dhe u kanë faturuar afrofe energji elektrike në shuma të konsiderueshme lekësh. Kjo është një vjedhje e hapur. Bëhet për të mbuluar deficitet e tyre”, – u shpreh kreu i degës së PD Fier, Luan Baçi, i cili tha se revoltë për vjedhjet dhe padrejtësitë e shtetit kanë edhe banorët e Hoxharës dhe Darzesës.

Pas kësaj ka reaguar edhe OSHEE

Lidhur me protestën e sotme ne Povelcë të Fierit e organizuar nga dega PD, sqarojmë se:

Në bazë të projektit të BB në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100.

Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark.

Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht.

Zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA