Policia Metropolitane në Londër njofton së një 22 vjeçar suedeze është ndaluar si i dyshuar për vrasjen në prag të Krishtlindjeve në Londër të 36 vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri. I ndaluar në aeroportin e Kopenhagenit mësohet ai se po kthehej nga Tajlanda në momentin e arrestimit, sipas medias suedeze.
Zëdhënësi i Scotland Yard-it tha se personi i arrestuar ndodhet në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit në Britani.
Arrestimi ka ndodhur më 20 janar pas një urdhër ndërkombëtar arresti të lëshuar pas vrasjes së bujshme.
Flamur Beqiri ose Aleksi, siç njihej ndryshe, sipas medias britanikë në vitin 2008 ishte cilësuara si një nga njerëzit më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët thonë se ai ishte pjesë e një rrjeti ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi kanabis me një vlerë në treg prej 2 milion stërlinash në Skandinavi, akuza që u rrëzuan më vonë.
Babai i dy fëmijëve është qëlluar me bresheri plumbash në sy të gruas dhe djalit përpara shtëpisë së tij në Battersea, një lagje e pasur të Londres, ku ai kishte blerë një shtëpi me vlerë 1.5 milionë sterlinash.
Top Channel