Policia e Fierit ka bërë me dije se ditën e djeshme janë arrestuar tre persona për vepra penale të ndryshme.

Një person ka qenë i shpallur në kërkim, teksa dy të tjerët respektivisht D. M., 27 vjeç, banues në Elbasan për lëndë narkotike dhe B. D., 42 vjeç, banues në Lushnje, ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Fier

Vijojnë kontrollet e policisë në të gjitha akset rrugore të Qarkut Fier.

Nga kontrollet e ushtruara bije në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për falsifikim të dokumentave, arrestohet 1 shtetas pasi dispononte lëndë narkotike në automjet dhe arrestohet 1 tjetër pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

  • T. Xh., 69 vjeç, banues në Dërmënas, Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fer me vendimin e datës 16.10.2017, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • D. M., 27 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Parkut” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Volkswagen”, në pjesën e brendshme të motorit, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • B. D., 42 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Fiershegan”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Ford Fokus”.

Materialet për këta shtetas i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA