Parlamenti grek votoi dhe zgjodhi që në raundin e parë në mesditën e së mërkurës me shumicë votash 261 nga 294 deputetë të pranishëm, gruan e parë në postin e Presidentit të Republikës së Greqisë.
Kanë aprovuar kandidaturën e saj tre partitë më të mëdha të vendit, konservatorët e Demokracise së Re, Syriza dhe Lëvizja për Ndryshim, ndërsa tre partitë e tjera të vogla Partia Komuniste, Zgjidhja Greke dhe Mera 25, kanë abstenuar.
Në këtë mënyrë Ekaterini Sakellaropoulou nuk ka mundur të thyje rekordin e votave të parlamentit që mbahet nga Karolos Papulias në 2005, i zgjedhur me votën e 279 deputetëve.
Ajo do të betohet më 14 mars, një ditë pasi mbaron mandati i Presidentit të Prokopis Pavlopoulos.
Zonja Sakellaropoulou është lindur në Selanik në vitin 1956. Eshtë diplomuar në degën e juridikut në Univesitetin e Athinës dhe më pas është emëruar në Këshillin e Lartë të Shtetit ku ka kaluar nga një sërë detyrash të rëndësishme dhe se fundmi mbante postin e Kryetares së këtij Këshilli që konsiderohet gjykata më e lartë administrative e vendit. Ajo ka ndjekur të drejtën kushtetuese dhe administrative në nivelin pasunivesitar në Univesitetin Sorbonne në Paris.
Flet shumë mirë gjuhën angleze dhe franceze. Jeton në Athinë dhe është e divorcuar dhe ka një fëmijë.
Top Channel