Gjyqi Trump/ përplasje të ashpra në Senatin amerikan

22/01/2020 11:35

Senati amerikan miratoi një seri rregullash bazë për gjyqin e shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump pas gati 13 orësh debati të egër në ditën e parë të shqyrtimit të çështjes. Prokurorët demokratë u përplasën ashpër me  avokatët e Trumpit për procesin, ndërsa republikanët kundërshtuan kërkesat e tyre për më shumë dëshmitarë.

Gjyqi rinis sot me argumente nga prokuroria, për të vazhduar më pas me mbrojtjen dhe më tej, pyetjet. Trumpi është presidenti i tretë amerikan që i nënshtrohet një gjyqi për shkarkim. Ai akuzohet për shpërdorim pushteti dhe pengim të hetimit të kongresit.

Presidenti mohon të ketë bërë ndonjë gjë të gabuar. Një nga hapat e para të procesit në senatin me shumicë republikane është votimi i programit të propozuar nga udhëheqësi Mitch McConnell për gjyqin. Rezoluta e senatorit McConnell do t’u jepte ligjvënësve demokratë që do të jenë në rolin e prokurorëve si edhe ekipit ligjor të Presidentit Trump nga 24 orë gjatë dy ditëve të ardhshme për të paraqitur argumentet e tyre.

McConnell dhe republikanët e kanë bërë të qartë se duan që gjyqi të mbarojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të përfundojë me shpalljen e Trumpit të pafajshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA