Këtë të premte pritet që kreu i Këshillit Evropian, Sharl Mishel të vizitojë Maqedoninë e Veriut.

Është planifikuar që Mishel të takohet me zyrtarë të lartë, ndërsa tema kryesore e diskutimit do të jetë metodologjia e re e negociatave, si dhe rrjedha e procesit të reformave.

Sharl Mishel rreth një muaj më parë tha se deri në maj, kur do të mbahet samiti i BE-së Ballkani Perëndimor në Zagreb, duhet të jetë e qartë se si do të duket reforma e BE-së dhe nëse do të ishte kusht formal që Bashkimi të fillojë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA