Rezultatet e para të hetimeve, Irani konfirmon: Dy raketa ishin lëshuar në drejtim të aeroplanit ukrainas

21/01/2020 11:06

Dy raketa ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit ukrainas të rrëzuar më 8 janar në Teheran, thuhet në rezultatet e para të hetimeve të kryera nga ekipi i aviacionit civil të Iranit.

“Hetuesit kanë pasur qasje në informacione dhe kanë konstatuar se dy raketa të tipit M1-TOR, ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit në veri të vendit”, thuhet në raportin e publikuar.
Në tekst thuhet se po vazhdojnë hetimet rreth asaj se si raketat kanë mundur të ndikojnë në incident, duke premtuar se shumë shpejt pritet të dalin me analiza të plota rreth këtij veprimi.

Me këtë po konfirmohen raportimet e New York Times se dy raketa ishin shkrepur në drejtim të aeroplanit civil që ishte rrëzuar, dhe në të cilin kishin humbur jetën 176 persona përfshirë edhe ekuipazhin.

Kujtojmë që komandanti i forcave ajrore iraniane, gjatë 11 janarit kishte marrë përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit ukrainas në Teheran, duke shtuar se një ushtarë kishte menduar se aeroplani Boeing 737 ishte raketë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA