Regjimi i Asadit dhe aleatët e tij vazhdojnë sulmet ndaj vendbanimeve civile në Idlib

21/01/2020 20:30

Megjithë armëpushimin e deklaruar në Idlib vazhdojnë sulmet e regjimit të Esadit, grupeve terroriste të mbështetur nga Irani dhe Rusisë.

Që nga 12 janari, kur u shpall armëpushimi, për shkak të sulmeve kanë humbur jetën 50 civilë, ndërsa u shpërngulën 31 mijë e 500 të tjerë.

Prej shpalljes së armëpushimit më 12 janar Rusia ndaj Zonës së Çtensionimit në Idlib ndërmori 232 sulme, ndërsa regjimi i Esadit 89 sulme ajrore.

Në shënjestër të sulmeve kanë qenë 2 shkolla, 2 qendra të mbrojtjes civile dhe një qendër grumbullimi, gjithsej 5 qendra të jetesës.

Ndërkaq në sulmet e regjimit të Asadit, grupeve terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusisë janë vrarë 50 civilë, në mesin e të cilëve 13 fëmijë, 3 gra dhe një punonjës i Mbrojtjes Civile.

Ndërsa numri i të zhvendosurve në kampet në afërsi të kufirit të Turqisë dhe në zonat e operacioneve Mburoja e Eufratit dhe Dega e Ullirit arriti në 31 mijë e 500 vetë.

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare kishte njoftuar se në samitin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit rus Vladimir Putin, të mbajtur më 8 janar në Stamboll, u vendos që duke filluar nga 12 janari në orën 00.01 të shpallet armëpushim në Libi dhe Idlib, ndërsa palëve iu bë thirrje në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA