Në pjesën e tanishme të dimrit, i cili filloi më 22 dhjetor, ne ende nuk kemi pasur një ciklon të vetëm dhe as borë të konsiderueshme.
Sipas parashikimit mujor të shërbimit meteorologjik të motit ECMWF të publikuar në faqen e EFFIS sot, dimri në Evropë ka mbaruar, transmeton KosovaPress.
Konkretisht, një devijim pozitiv i temperaturës pritet në të gjitha javët deri më 1 mars dhe fillimin e pranverës.
Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë fronte jetëshkurtër ose ndoshta edhe ciklone që mund të sjellin borë, por nga skenarët e mëdhenj të dimrit, duket se asgjë nuk do të vijë. Kjo mbështetet nga fakti që parashikohet më pak se mesatarja e reshjeve, që do të thotë mbizotërim i vazhdueshëm i anticikloneve të ngrohtë.
Sipas modelit ECMWF, presioni i lartë i ajrit në Paqësorin e Veriut, Atlantikun Perëndimor dhe Evropë është i dukshëm.
Duke marrë parasysh presionin e ajrit, në mars, prill dhe maj, temperaturat e ajrit në Evropë dhe Azi pritet të jenë më të larta se mesatarja për këtë kohë të vitit.
Sa i përket reshjeve, moti më i thatë pritet në Evropën Jugore, e cila lidhet me presionin e lartë të ajrit. Evropa kontinentale duhet të ketë reshje mesatare, që do të thotë se nuk priten thatësira të gjata. Presioni i ulët mbi Atlantikun mund të çojë në reshje më të larta në Evropën qendrore dhe veriore.
Top Channel