‘Duhet të refuzojmë profetët shumëvjeçar të cilët vetëm parashikojnë apokalips’, ky ka qenë një nga qëndrimet e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos, ku qëndrueshmëria është tema kryesore e takimit.
Sipas mediave kjo frazë e Trump lidhej drejtpërdrejtë me aktivisten adoleshente, Greta Thunberg e cila ishte e pranishme në këtë aktivitet. Megjithëse Trump nuk iu drejtua me emër Greta-s, shtoi se Amerika do ta mbrojë ekonominë e saj dhe çdo parashikim apokaliptik duhet të refuzohet.
“Këta alarmistë gjithmonë kërkojnë të njëjtën gjë – fuqi absolute për të dominuar, transformuar dhe kontrolluar çdo aspekt të jetës sonë.” – shtoi Trump.
Por kaq ka mjaftuar që të vijë edhe një reagim nga aktivistja më me famë e momentit. Adoleshentja duke iu përgjigjur Trump edhe pse në mënyrë indirekte bëri thirrje që ndryshimet klimatike të shihen më me kujdes pasi sipas saj bota aktualisht është duke u djegur, duke iu referuar këtu edhe zjarreve që prej muajsh djegin Australinë.
“Shtëpia jonë është ende në zjarr. Mosveprimi juaj po i ndez flakët edhe më tej dhe ne po ju themi të veproni për fëmijët tuaj që i doni mbi gjithçka tjetër.”
Ajo kritikoi ashpër politikanët dhe drejtuesit e biznesit për ato që ajo i cilësoi si “fjalë dhe premtime të vazhdueshme”.
“Ju thoni:” Ne nuk do t’ju lejojmë. Mos u tregoni aq pesimist ….Dhe pastaj, heshtje ”. tha më pas Thumberg.
Top Channel