26/11 10:13
Më 20 janar të vitit 1921 miratohet Kushtetuta e parë e Turqisë, duke bërë ndryshime thelbësore në burimin e ushtrimit të sovranitetit, dhe duke shenjtëruar parimin e sovranitetit kombëtar.
Kushtetuta e vitit 1921 (Kanunu) ishte ligji themelor i Turqisë për një periudhë të shkurtër 1921-1924.
“Kanunu” ishte një dokument i thjeshtë i përbërë prej 23 artikujve të shkurtër.
Në tetor 1923, Kushtetuta u shtua për të deklaruar se Turqia është Republikë, ndërsa një vit më vonë, më konkretisht, në prill akti më i lartë juridik u zëvendësua me një dokument krejtësisht të ri, Kushtetuta e 1924-së.
Top Channel