Norvegji, prishet koalicioni qeveritar për shkak të një riatdhesimi problematik

20/01/2020 15:07

Qeveria e koalicionit norvegjez u rrëzua ditën e sotme pasi partia e djathtë populiste ”Progres” u tërhoq për shkak të riatdhesimit nga Siria të një mbështetëseje të dyshuar të terrorizmit.

Kreu i partisë ”Progres”, Siv Jensen njoftoi vendimin pasi diskutoi me udhëheqjen e partisë së saj dhe kryeministren Erna Solberg.

Përkrahësja e dyshuar i Shtetit Islamik, një grua e lindur në Pakistan, u riatdhesua të premten e kaluar, së bashku me dy fëmijët e saj.

“Ne mund të kemi mirëpritur fëmijët, por nuk bëjmë kompromis me njerëzit që marrin pjesë në organizata terroriste”, tha Jensen në një konferencë për shtyp.

Qeveria miratoi riatdhesimin e të treve nga kampi i refugjatëve al-Hol, të kontrolluar nga kurdët në Siri në tetor, duke vepruar në bazë të informacionit se një nga fëmijët ishte shumë i sëmurë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA