Nëna dhunon vajzën e mitur/ Denoncimi në “Fiks Fare”, 13-vjeçaren e merr ne mbrojtje njerku

20/01/2020 20:09

“Fiks Fare” denoncon sot në mbrëmje skandalin e radhës të dhunës në familje. Me zë dhe figurë, emisioni investigativ faktoi se një nënë ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë sistematike vajzën e saj 13 vjeçare.

Denoncuesi është njerku i vajzës, i cili në përpjekje për të mbrojtur të miturën, është dhunuar edhe ai. Krahas dhunës, nëna flet me fjalor rruge në sytë e dy fëmijëve, vajzës 13 vjeçare dhe djalit 5 vjeçar.

Ngjarja u hetua nga policia dhe prokuroria, por hetimi u pushuan me arsyetimin se rrahja dhe fjalori i përdorur ishte vetëm “mirë edukimi i fëmijëve”. Disa javë pasi hetimet u pushuan, vajza është ende nën dhunën e nënës, e cila rrihet barbarisht vetëm se nuk kishte larë enët. Për më shumë, ndiqni sonte Fiks Fare, duke filluar nga ora 20.10!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA