WhatsApp ka rënë për mijëra njerëz në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Evropë dhe Azi.
Mjaft përdorues filluan të shqetësohen kur panë paraditen e së dielës, se nuk ishin në gjendje të dërgojnë dhe të merrnin mesazhe. Më shumë se 500 milionë njerëz e përdorin çdo ditë aplikacionin që është në pronësi të Facebook. Sipas Down Detector, Londra ishte zona më e dëmtuar në Britani. Problemet prekën edhe Parisin, Belgjikën, Gjermaninë dhe Holandën, ndonëse në nivel më të ulët.
Ato duken se kanë vazhduar gjatë në disa pjesë të Azisë dhe Lindjes së Mesme, përfshirë Dubain, Indinë e Malajzinë. Korrikun e vitit të kaluar, përdoruesit e Facebookut, Whatsappit e Instagramit u përballën me vështirësi të ngjashme. Të dyja këto të fundit janë në pronësi të platformës së Zuckerbergut.
Së bashku, këto rrjete sociale, kanë miliarda përdorues në mbarë botën. Ndërkohë, marsin e 2019-tës, Facebook dhe Instagram pësuan periudhën më të gjatë të ndërprerjes, ndërsa gjatë muajit prill, problemet gjithashtu goditën të dy aplikacionet si dhe shërbimin WhatsApp, dhe ngërçi preku edhe aplikacioni Facebook Messenger, i cili shpeshherë instalohet veçmas.
Top Channel