Në të gjithë vendet e Europës, qytetarët mund të blejnë aksione në bursat botërore përmes bankave tregtare.

Bankave në Kosovë, u mundësohet ofrimi i shërbimeve për blerjen e aksioneve në vendet të tjera por ato janë të fokusuara vetëm tek instrumentat financiare në formën e huadhënies, ndërkohë që ekspertët e ekonomisë konsiderojnë se këto banka duhet të bëjnë përpara dhe konkurenca në rang bankar duhet të jetë më cilësore dhe me më shumë produkte.

BERAT ISA: Kemi mbi 100 klientë që janë aktiv në bursa

…Kemi filluar në vitin 2012, për momentin i kemi mbi 100 klient që janë aktiv, që në bazë ditore tregtojnë në këto bursa. Kemi disa prej tyre që thjesht i kanë blerë këto letra me vlerë dhe janë investitorë afatgjatë, të cilët presin që në një moment të caktuar t’i shesin këto letra me vlerë

Shumë banka të tjera në Kosovë ndërkohë, nuk i ofrojnë këto shërbime për klientët e tyre. Zëdhënësi i bankës qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, thotë për Kosovapress se bankat në politikat e veta specifikojnë operacionet aktivitetet financiare në të cilat angazhohen brenda licencës që kanë. Rrjedhimisht nuk kanë kufizime rregullative që të angazhohen në emër të klientëve për blerjen e aksioneve në vende të tjera. Por për berat Rukiqin, kryetar të odës ekonomike të Kosovës, bankat në vend janë kryesisht ndërmjetësuese financiare në instrumentin e huasë.

Rukiqi: Bankat duhet të avancohen për më shumë produkte

 “Bankat duhet me avancuar, konkurrenca në rangun bankar duhet me qenë më cilësore dhe me shumë produkte, normalisht që është edhe ky funksioni i ndërmjetësimit financiar jo vetëm te huat, por edhe te instrumente tjera që munden me qenë dobiprurëse për ekonominë e vendit”

Ndërsa rritja e kreditimit në sektorin bankar po shoqërohet me zvogëlim të mëtejshëm të kredive jo performuese, fitimi i bankave komerciale për vitin 2019 ishte rreth 80 milionë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA