Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Texas të SHBA-së, aty ku një 1-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e asfiksisë.
I dashuri i nënës së saj, Trevor Rowe 27 vjeç akuzohet për vrasjen e vogëlushes. Teksa ai ishte në punë, e la vajzën 1-vjeçare të vetme në makinë, të mbyllur brenda një çante. Trevor shprehet se shkonte ta kontrollonte vajzën herë pas here, në momentin e parë që ai shkoi në makinë e pa të miturën që kishte dalë nga çanta, por ai e kishte futur sërish brenda.
Ai shpjegon se vogëlushja merrte frymë lirisht, por qante. Ndërsa ishte duke konsumuar vaktin e drekës pranë një fast food-i Rowe nuk shkoi në asnjë moment ta shihte vajzën duke e lënë të mbyllur në çantë. Kur doli nga puna në orën 17:00, 27-vjeçari e gjeti të miturën të pajetë. Pavarësisht tentativave për t’i ardhur në ndihmë vogëlushja një vjeçare u deklarua e vdekur. Rowe rrezikon të dënohet me vdekje, ndërsa aktualisht ndodhet në burg.
Top Channel