“Groteske”/ Padia e Ramës ndaj Haradinajt, Kryemadhi: Ka për qëllim përçarjen e unitetit kombëtar

18/01/2020 12:38

Gjatë fjalës së saj, në një takim me strukturat e partisë në Korçë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar ndër të tjera sa i takon padisë së ngritur ndaj Ramush Haradinajt, nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Padia groteskte nuk ka për qëllim Haradinajn por përçarjen e unitetit kombëtar. Me këtë padi të zezë, Rama do të njollose Haradinajn dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Ky njeri fasadë për t’i ardhur në ndihmë tezës serbe gjeti ditën e masakrës së Reçakut për të çuar padinë e tij”, u shpreh Kryemadhi, për ta mbyllur më pas, ndër të tjera me:

“Jemi përkrah Ramush Haradinajt dhe kundër antishqiptarit Edi Rama.”

Ju kujtojmë se padia e Ramës u dorëzua në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar. Rama kërkon kompensim të dëmit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA