Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë në një lagje në Grantsville, në Utah, të Shteteve të Bashkuara.
Fatmirësisht ndërhyrja e shpejtë e efektivëve të policisë bëri të mundur arrestimin e autorit të krimit makabër. Oficerja e policisë, Rhonda Fields, tha para gazetarëve se sulmi ka ndodhur rreth orës 19:00 sipas orës lokale, ndërsa identiteti i viktimave dhe agresorit nuk është bërë publik nga policia.
Fieldes u shpreh se në mesin e viktimave janë dy vajza të reja, një djalë i ri dhe një grua.
“Identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar, por besohet se ata kanë lidhje familjare mes tyre”, tha oficerja. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por policia lokale ndodhet në vendin e krimit për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Top Channel