Dorëzimi i emrit të të mandatuarit, VV: Do ta bëjmë në kohë

17/01/2020 16:02

Lëvizja Vetëvendosje tha se do ta bëjë brenda afateve dhe pa vonesa dorëzimin e emrit të të mandatuarit për krijimin e qeverisë, por pa saktësuar se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Sot mbushen 22 ditë që nga momenti I konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjes së kryetarit e nënkryetarëve. Por partia fituese e zgjedhjeve të tetorit, nuk e ka dërguar ende emrin në presidencë. Nisur nga kjo situatë, Hashim Thaçi kërcënoi me veprime kushtetuese.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejë një zgjidhje politike në përputhje me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjidhje të  vijë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm kushtetues dhe ligjor”, citohet të ketë thënë ai.

Por njohës të çështjeve politike në vend mendojnë se dy partitë që synojnë arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, janë sot më larg se kurrë arritjes së saj. Dy partitë i kanë bërë tashmë ofertat e fundit njëra-tjetrës, ndërkohë situata është bllokuar dhe nuk ka asnjë deklaratë nëse i pranojnë këto oferta ose ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA