Zyrat e fondacionit kulturor Saadi Shirazi gjenden në një nga pallatet e rrugës Ismail Qemali.

Drejtuesi i këtij fondacioni ishte Ahmad Hosseini Alasat, i cili mbante detyrën e atasheut kulturor të Iranit në Shqipëri por u dëbua pasi dyshohej se ishte pjesë e shërbimit sekret Iranian. Ne jemi këtu, për të kontaktuar me pjesën tjetër të mbetur të stafit për të mësuar si ka funksionuar ky Fondacion dhe si do të funksionojë më tej.

“Drejtori i fondacionit është dëbuar, si po funksiononi?

Nuk ka njeri.

Si nuk ka njeri. Po ju jeni aty?

Nuk ka njeri?

Largohu goce që aty, më morën në telefon të të largoj. Ke shkelur në pronë private”.

Kristi Gongo: Pse të largohem? Unë po bëj detyrën time. Nuk jam në pronë private, jam jashtë derës dhe nuk po shqetësoj njeri.

Administrator: Largohu mos të të largoj unë. Jam administrator i pallatit, pronari është toka ime. S’ke për të hyrë deri atje matanë…

Pas kërcënimit, prania e personave të dyshimtë u shtua të cilët fotografuan dhe nuk ju përgjigjën pyetjeve tona. Vetë fondacioni ekziston në Shqipëri që prej vitit 1994, ndërsa në 96’ pjesë e tij u bë dhe revista Perla, një hapësirë që bashkoi studiues dhe akademikë, madje dhe student të universiteteve për të promovuar kulturën dhe historinë shqiptaro-perse. Emri i fondacionit është ai i poetit Persian, dhe veprimtarinë e ka shtrirë edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni të veriut. Vetë redaksia e revistës Perla përbëhet me gjuhëtare nga këto vende, ky në krye ishte iraniani Alaasat.

Fondacioni kulturor i ka mbështetur së tepërmi botimet e akademikëve, si dhe ka marr pjesë në panairet e librit në Tiranë. Por pas shpalljes të diplomatit Iranian, person të padëshirueshëm në Shqipëri për shkak të bindjeve të tij terroriste, siç dyshohej, dhe të kërcënimeve drejtuar TOP CHANNEL për interesimin e treguar ndaj fondacionit, ngre pikëpyetje për ideologjitë e punës së Fondacionit Sadi Shirazi.

Ahmad Hosseini Alasat u dëbua nga Shqipëria për shkak se kryente detyra të tjera në kundërshtim me atë të statusit të diplomatit. Ai dyshohej se ishte anëtar i shërbimit sekret Iranian dhe këtë detyrë kishte bërë edhe në disa vende të tjera europiane. Burime thanë se Ahmad Hosseini Alasat kishte marrë si detyrë edhe krijimin e një televizioni në gjuhën shqipe në shërbim të interesave të regjimit të Ajatollahëve në Iran./Kristi Gongo/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA