Vazhdojnë debatet e forta në Open në Top Channel mes panelistëve. Kësaj radhe debati u zhvillua mes deputetes Gjylameti dhe Andi Bushatit.

Andi Bushati tha se nga kjo marrëveshje po fiton Edi Rama.

“Ju mund të bëni kodin zgjedhor shumë të mirë, ndërkohë Edi Rama ka kapur Gjykatën Kushtetuese, ka gjithë botën kundër për shpifje, ka FMN dhe Bankën Botërore që i thotë boll me koncensione dhe ai prapë vazhdon. Kjo është e njëjta situatë si te çadra e 2017-tës”, i tha Bushati, Gjatës.

Në atë momente ndërhyri deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, e cila i përmendi Bushatit Reformën Zgjedhore.

“Reforma Zgjedhore nuk është e kapur zoti Bushati”, tha Gjylameti.

“Edhe Kujtim Gjuzin për reformë e keni”, iu kundërpërgjigj deputetja.

“Kujtim Gjuzi nuk është nga listat e Partisë Socialiste”, vijoi Gjylameti.

“Po, është nga listat e këtyre”, vazhdoi më tej Bushati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA