21 vjet më parë, më 15 janar të 1999 do të ndodhte një nga masakrat më të mëdha të luftës së Kosovës, ajo e Reçakut ku forcat ushtarake serb vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë.

Besohet se urdhëri për kryerjen e masakrës doli direkt nga zyra e Milloshevicit. Fillimisht, forcat serbe refuzuan të lejojnë mbikëqyrjen e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe deklaruan se të gjitha viktimat ishin anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky pretendim u rrëzua pas mbërritjes në terren të Misionit Vëzhgues të OKB-së kryesuar nga William Walker i cili pas këqyrjes në terren do të deklaronte së bëhej fjalë për një krim të pashoq në historinë e luftërave moderne dhe se viktimat ishin që të gjithë civilë e të pambrojtur, mes të cilëve një fëmijë 12-vjeçar dhe tre femra.

Maskra e Reçakut dhe raporti që doli nga misioni vëzhgues ndërkombëtar ishin faktorët kryesorë i vendimit të vendeve anëtare të NATO-s në nisjen e bombardimeve dhe përdorimit të forcës kundër Serbisë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA