Policia e Shkodrës ka bërë me dije se një person është arrestuar në flagrancë në Shkodër pasi është kapur me faqe llotoje në celular.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe ju sekuestrua një paisje elektronike smartphone i cili kishte të hapur një faqe të basteve sportive.

Shkoder

Vijon puna për parandalimin dhe arrestimin e personave që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të Organizimit të llotarive të palejuara

Arrestohet në flagrancë një shtetas

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër pas një pune të mirëorganizuar dhe në vijim të planit të masave për parandalimin dhe arrestimin e personave që ushtrojnë aktivitet të paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit, E. T. 57 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë nga Inspektoret e Kontrollit të Autoritetit Mbikqyres të Lojrave të Fatit Tiranë, në lokalin Bar Bufe që ka në perdorim në lagjen “Naim Gjylbegu”, duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe ju sekuestrua në cilesinë e provës materiale një paisje elektronike smartphone i cili kishte të hapur një faqe të basteve sportive.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Organizimi i llotarive të palejuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA