Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar Demokrat është bërë me dije se deputetët e opozitës së re do të japin votat për reformën zgjedhore, vetëm nëse ndryshon sistemi zgjedhor.

Grupi demokrat në Parlament e vendosi kusht të panegociueshëm ndryshimin e sistemit zgjedhor, si dhe kërkohet ndryshimi i paragrafit nr.4 në marrëveshjen e bërë publike dje midis PS-PD-LSI, ku thuhet se: “Çështjet që do adresohen përcaktohen në vendimin e Kuvendit Nr.102/2017, i amenduar, “Për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore” përfshirë dhe planin e punës të miratuar me consensus nga Komisioni në vitin 2017, si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore që palët bien dakord me consensus me qëllim arritjen e standardeve zgjedhore ndërkombëtare”.

Rudina Hajdari, pjesë e tryezës së mbledhur dje, nuk e nënshkroi marrëveshjen për dialog pa njohur më parë grupin me detajet e dokumentit. Deputetët e opozitës janë shprehur pro dialogut, por kundër çdo marrëveshjeje midis dy partive të mëdha për këtë çështje.

PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdari si përfaqësuese e opozitës parlamentare, zhvilluan dje takimin e parë në Këshillin Politik, ku do të diskutohet reforma zgjedhore, që është vendosur kusht kryesor nga Bundestagu gjerman për hapjen e negociatave.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA