Dogana e Maqedonisë së Veriut mohon që me taksën e re për automjetet, makinat luksoze do të jenë më të lira, ndërsa më të lirat do të shtrenjtohen.
Nga Doganat sqarojnë se nëse dikush vendos të blejë makinë me vlerë prej 29.500 euro me emetim të CO2 prej 140 gram, ata do të paguanin 443 euro më shumë taksë, për dallim nga ligji i vjetër.
Sipas tyre, kjo do të thotë se nuk do të ketë leverdi për makinat luksoze, por vetëm ato që janë ekologjike. Por nëse blini një automjet mbi 31,000 euro, matematika për shpenzime më të ulëta është saktë.
“Dallimet që po shfaqen në media këto ditë duke paraqitur një situatë të caktuar se makinat e shtrenjta do të bëhen më të lira janë vetëm rezultat i të dhënave të parashtruara keq në ligjin e vjetër. Shembulli i dhënë në media këto ditë një automjet 31,000 euro që ndot 140 gram, matematikisht është e saktë dhe që jep 300 euro negativë, respektivisht taksë më të ulët, mund të krahasohet me 29.500 euro me 140 gram dizel që do të bëjë dallim plus 443 euro që duhen paguar”, deklaroi Anastas Mezhenkovski, ndihmës drejtor në Dogana.
Dallimi mes ligjit të ri dhe atij të vjetër është taksa mbi vlerën e makinës.
Nëse më parë kishte taksë për automjetet me vlerë prej më shumë se 3,000 eurove, tani do të paguhet taksë në këtë normë vetëm për automjete më të shtrenjta se 10 mijë euro.
“Të gjitha automjetet do të garojnë deri në 10 mijë euro cila është më ekologjike, ajo që është më ekologjike do të paguajë taksë shumë më të ulët, dhe ajo që ndotë më shumë do të paguajë taksë disa herë më të lartë. Qëllimi i ligjit është të stimulojë njerëzit të mendojnë, në vend që të paguajnë taksë më të lartë për më automjete ndotëse, ato para t’i përdorin për automjete më ekologjike”, vijoi Mezhenkovski
Taksa për automjetet filloi të zbatohet nga 1 janari i këtij viti. Por pas vetëm 13 ditësh, hasi kritika nga ekspertët ekonomikë.
Ish-këshilltari i ish-ministrit të financave Tevdovski, Branimir Jovanoviç, e quajti masën një marrje direkte nga të varfrit dhe dhënie të të pasurve.
Ministria e Financave u përgjigj se kjo masë është një nxitje për qytetarët që të blejnë makina ekologjike dhe më në fund të ndryshojnë parku i vjetër vozitës./alsat/
Top Channel