Prokuroria e Tiranës ka lëshuar deri më tani 38 urdhër arreste në kuadër të hetimeve për dëmtimet që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit në Tiranë.

Tre nga personat e arrestuar janë ish kryetarë komunash të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.

Prokuroria: Nga aktet e ekspertimeve konstatohen probleme në zbatimin e muraturës, kompanitë zbatuese nuk kanë respektuar kushtet teknike te zbatimit.

Në dosjet objekt hetimi mungojnë projektet, gjithashtu nuk gjenden studimet sizmiliogjike, nuk administrohet oponenca teknike, në dosje mungojnë dokumentacionet për të caktuar mbikëqyrësin e punimeve, mangës në aktet e kolaudimit , akti i marrjes në dorëzim të sheshit të ndërtimit.

Janë sekuestruar dokumente në komunat dhe dosjeve u mungojnë dokumentet, arsye që ka çuar në arrestimin e ish kryetarëve që dyshohen për shpërdorim detyre apo falsifikim.

Prokuroria thotë se  aktet e konstatimeve të mbajtura nga njësitë vendore të bashkive Tiranë, Vorë, Kamëz si dhe Instituti i Ndërtimit.

Prokuroria ka ende nën hetim në funksion të këtij hetimi objekte në Dajt, Kamëz dhe njësia 12, si dhe ka nën hetim persona për të cilët pritet të ketë sërish fletë arreste.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA