Kreshnik Spahiu hodhi deklarata të forta në Open në Top Channel teksa po flitet për një pakt të mundshëm mes Ramës dhe Bashës.

Lulzim Basha është në një presion të brendshëm nga ish-kreu i PD-së Sali Berisha. Ka një pakt mes Ramës dhe Bashës sepse Basha paktin me Ramën e shikon si një mbijetesë në politikë.

Kreshnik Spahiu bëri edhe deklaratën e fortë ku tha se Lulzim Bashës I është refuzuar viza për në SHBA.

‘Bashës i është pezulluar viza për në SHBA, vetëm orë para nisjes në SHBA. Kjo bëri që të gjithë axhendën në SHBA ta anullonte’- tha Spahiu.

Po nga i keni këtë informacione?- e pyeti Eni Vasili.

Këto janë info të sigurta. Ju ftoj t’i verifikoni- tha Spahiu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA