Edhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, ishte i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku u përurua dhe reparti i ri i Forcave Speciale RENEA.
Soreca, duke vënë theksin te lufta ndaj krimit të organizuar dhe krimit të rëndë, theksoi se “Një Shqipëri më e sigurt do të thotë një Evropë më e sigurt”.
“RENEA është forca elitë e Policisë së Shtetit, që kryen ndërhyrje të rëndësishme. Për shumë vite, BE ka bashkëpunuar me forcat shqiptare të sigurisë për të modernizuar. Vetëm në vitet e fundit BE ka financuar 15 mln euro në mbështetje të policisë. Ne kemi punuar bashkë me forcat shqiptare për të modernizuar menaxhimin e kufirit. Në dy vitet e ardhshme BE do të japë 19 milionë euro për policinë. Arsyeja pse jemi këtu duhet parë si një gur kilometrik shumë i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar.
Krimi i organizuar dhe krimi i rëndë nuk janë fenomen vendor dhe lokal, ato varen në lidhjen e tyre transkombëtare. Krimi i organizuar duhet luftuar nga të gjithë”, deklaroi Soreca.
Top Channel