
Ka mbaruar seanca paraprake për zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët janë të pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.
Gjykata ka vendosur për pushimin e çështjes për Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë.
Kryedemokrati Lulzim Basha i pandehur në këtë çështje, nuk mori pjesë në seancë. Ndërkohë që në sallë ka hyrë ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, gjithashtu i pandehur.
Basha u përfaqësua në seancë nga Ivi Kaso dhe Eduart Halimi.
Ndërkohë për mediat Arben Ristani tha se: Prokuroria u paraqit me dy qëndrime. Qëndrimet e Prokurorisë, pushimi i dosjes dhe gjyqi. Është një
akuzë e montuar politikisht. Gjykata e pushoi çështjen, nuk ka fakte konkrete. Kjo çështje nuk ekziston, PD i ka deklaruar paratë në KQZ.
Vijon…
Top Channel