Një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes është edhe sektori i transportit. Ky nivel i lartë i ndotjes rrezikon shëndetin e njerëzve.

“M’u mor fryma. Ajri është shumë i ndotur. Kam vështirësi në frymëmarrje. Ja këta me makina të lëvizin si unë në këmbë”, shprehen qytetarët.

Përkeqësimi i cilësisë së ajrit lidhet me numrin e madh të automjeteve që nuk plotësojnë standardet e shkarkimeve në ajër, cilësia e lëndës djegëse që përdorin, viti i prodhimit të tyre.

“Cilësia e karburantit shumë e keqe, na e prishi makinën, po edhe ajrin e ndot. Pastaj edhe trafiku”, shprehen shoferët.

Por shkarkimi i ndotësve ndikon në mjedis dhe gjatë fazës së ndërtimeve apo zhvillimeve të reja në infrastrukturë, duke shkaktuar edhe ndryshime klimatike.  Kjo sjell më pas edhe rritje të temperaturave dhe më pak reshje. Në kalimin e dimrave më të butë se normalja. Një tjetër burim ndotjeje është dhe industria. Të gjitha këto janë si pasojë e veprimtarisë njerëzore, që kthehen në dëm të vetes sonë, e sipas mjekëve rrezikojnë jetën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA