Stafi i “Shiko Kush LUAN” surprizon Luana Vjollcën me dhuratën e çuditshme në mbylljen e sezonit të 3-të

12/01/2020 13:54

“Shiko kush LUAN” ka mbyllur këtë të shtunë mbrëma sezonin e tretë që ka “mbërthyer” përpara ekranit shikuesit shqiptarë ngado nëpër botë me audiencë me shifra rekord dhe platfotma “YouTube” ka treguar se çdo episod nga emisioni ka qenë trend në vende të ndryshme.

Këtë herë ata që “ndezën” atmosferën në pjesët e para të emisionit ishin Ermal Mamaqi, Enca, Marjana Kondi, Bruno Shllaku, “Xhoda”, Arjola Demiri, ku pasoi më pas me darkën e fundit për këtë sezon me Luana Vjollcën, Majk, Ghetto Geasy e dy kapitenët Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja.

Por moderatorja nuk mund ta mbyllte emisionin me një surprizë nga stafi i “Shiko Kush LUAN”, përpos buqetës mjaft të bukur ata menduan dhe një dhuratë mjaft “funny”.

Një kuti plot stilolapsa për Luanën, meqënëse moderatorja bën shpesh herë shaka me ta edhe në rrjete sociale duke u kërkuar stilolapsa pasi gjithmonë në mbledhje është e vetmja që sigurohet mirë me stilolapsa dhe stafi ia ka marrë të gjitha. Epo kjo ishte dhurata që surprizoi Luanën dhe kështu emisioni u mbyll plot të qeshura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA