Rikthimi i “antishpifjes”, Unioni i Gazetarëve përshëndet vendimin e Metës

12/01/2020 14:21

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të mos dekretuar ligjin “antishpifje”.

UGSH thekson se ky ligj i miratuar nga mazhoranca socialiste është kundërshtuar nga organizatat e gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat ndërkombëtare.

  “Antishpifja”/ Meta nuk e dekreton ligjin, e kthen në Kuvend

Reagimi

Presidenti i Republikës kthen draftin “Anti-shpifje”

Tiranë, 12 janar 2020

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Sh.T. Ilir Meta për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës së ashtuquajtur “Anti-shpifje”, e cila u refuzua gjatë nga UGSH, organizatat e tjera të gazetarëve brenda vendit, si dhe nga organizatat më prestigjioze ndërkombëtare.

Ky vendim konfirmon drejtësinë e qëndrimit të organizatës sonë në këtë kauzë në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Zyra e Shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA